ED Consulting — HR · Legal · Compliance
Vlerësim falas · 5 minuta

Compliance Health Check

A është kompania juaj gati për një inspektim? Vlerësoni nivelin e pajtueshmërisë në 5 fusha kyçe dhe merrni rezultatin menjëherë, me boshllëqet konkrete kundrejt legjislacionit shqiptar.

GDPR-ALKodi i PunësSinjalizimiAI GovernanceKultura e Pajtueshmërisë
5′Vetëm 5 minutaProces i shkurtër dhe i qartë
01Pa regjistrimRezultati shfaqet menjëherë
KonfidencialTë dhënat përdoren për raportin

Vlerësim orientues përpara një auditimi të plotë dokumentar

Rezultati juaj

Compliance Health Check — Raporti

0%Compliance Score

Ky është rezultati juaj i përgjithshëm. Analiza sipas fushave, boshllëqet dhe rekomandimet do t’ju dërgohen në raportin e detajuar me email.

Rezultati sipas fushave
Boshllëqet kryesore
Pse ka rëndësi
3,300,000 ALLIndustria e inxhinierisë
5,555,000 ALLIndustria e lojërave të fatit
Shkelja më e shpeshtë në praktikën e Komisionerit: dokumente shabllon të papërshtatura me veprimtarinë reale të subjektit.
Raporti i detajuar

Merrni analizën e plotë me email

Plotësoni të dhënat për të marrë interpretimin sipas fushave, boshllëqet e identifikuara dhe prioritetet e rekomanduara për kompaninë tuaj.

Analizë sipas 5 fushave Boshllëqet prioritare Hapat e rekomanduar

Të dhënat e këtij formulari përdoren vetëm për dërgimin e raportit dhe prezantimin e shërbimit, dhe më pas fshihen, përveçse kur jepni pëlqimin për ruajtje të mëtejshme. Njoftimi i plotë i privatësisë ndodhet në fund të kësaj faqeje. Kontrollues: ED Consulting (NIPT M61526011T), Tiranë.

Njoftim mbi Privatësinë

Ky njoftim jepet në zbatim të nenit 13 të Ligjit Nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale".

Kontrolluesi: ED Consulting, NIPT M61526011T, Tiranë. Kontakt: info@edconsultingalbania.com.

Të dhënat që përpunohen: emri dhe mbiemri, kompania, pozicioni, adresa e emailit, numri i telefonit, numri i punonjësve, industria, si dhe rezultatet e vetëvlerësimit të plotësuar prej jush.

Qëllimi i përpunimit: të dhënat përpunohen vetëm për dërgimin e raportit të detajuar që keni kërkuar dhe për prezantimin e shërbimeve të ED Consulting lidhur me rezultatet e vlerësimit. Nuk përdoren për qëllime të tjera dhe nuk u ndahen palëve të treta.

Baza ligjore: pëlqimi juaj, i dhënë me plotësimin dhe dërgimin vullnetar të formularit, sipas nenit 7, germa "a", të Ligjit Nr. 124/2024. Pëlqimi jepet në kushtet e nenit 8 të po këtij ligji dhe mund të tërhiqet në çdo kohë, pa cenuar ligjshmërinë e përpunimit të kryer deri në atë moment.

Afati i ruajtjes: në zbatim të parimit të kufizimit të ruajtjes, sipas nenit 6, pika 5, të Ligjit Nr. 124/2024, të dhënat ruhen vetëm sa është e nevojshme për dërgimin e raportit dhe komunikimin pasues për prezantimin e shërbimit, dhe më pas fshihen, përveçse kur jepni pëlqimin e shprehur për ruajtje të mëtejshme.

Të drejtat tuaja: sipas neneve 13 deri në 20 të Ligjit Nr. 124/2024, ju keni të drejtën e informimit, të aksesit, të korrigjimit, të fshirjes, të kufizimit të përpunimit, të portabilitetit dhe të kundërshtimit. Për ushtrimin e tyre mjafton një kërkesë në adresën e kontaktit të mësipërme.

Ju keni gjithashtu të drejtën e ankimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al).

© ED Consulting · HR · Legal · Compliance · Tiranë · info@edconsultingalbania.com